Jo te Barcelona, e as në Arabi – Messi shkon në Amerikë
Ende nuk ka asgjë zyrtare, por sipas gazetarëve spanjoll, thuhet se Messi tashmë ka marr një vendim për të ardhmen e tij.
Sipas gazetarit, Gillem Balague thuhet se Messi tashmë ka marr vendimin final që t’i bashkohet skuadrës nga Amerika, Inter Miami, shkruan Periskopi.
Guillem Balague: “Messi ka marrë një vendim. Ai do të bashkohet me Inter Miami.”
Gjithashtu, Helena Condis tha se Messi është shumë afër të bashkohet me Inter Miami.
Helena Condis: “Messi është shumë afër Inter Miamit. Messi dhe tifozët e tij nuk besuan se Barça mund t’u jepte atyre garanci për ta regjistruar atë.”