Jo ministri Çeku: Zv. ministrja Daulina Osmani krah Kurtit në çdo aktivitet kulturo-sportiv
Sonte po mbahet nata finale e futbollit të turneut veror, ku i pranishëm është kryeministri i vendit, Albin Kurti, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e deputeti Mefail Bajqinovci, shkruan Periskopi.
Por, ajo që bie në sy është mungesa e ministrit të Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ku në vend të tij është e pranishme zëvëndësja Daulina Osmani.
Ajo ishte e përfshirë në tenderin 335 mijë euro për të cilin kishte raportuar eksluzivisht Periskopi.
Këto 335 mijë euro i ishin dhënë Organizatës Joqeveritare, Federatës së Sportit Shkollor. Kjo e fundit, e shpall fituese të tenderit kompaninë ‘Omnisport’ – ku në mesin e pronarëve, është edhe Alban Xhambazi, burri i motrës së zëvendësministres Daulina Osmani.