Jo datë të lindjes në rrjetet sociale, ja pasojat
Rrjetet sociale janë kthyer në një domosdoshmëri në jetën tonë. Shumë nga ne e kanë të pamundur që ta mendojnë jetën e tyre pa praninë e tyre.
Prania e tyre në jetën tonë na ndihmon që të qëndrojmë në kontakt me miqtë, familjarët, apo shpesh herë përdoren edhe për shkaqe zyrtare.
Megjithatë, publikimi i disa informatave mund të mos jetë i preferuar, nganjëherë edhe i rrezikshëm.
Data e plotë e lindjes suaj është një fakt që nuk duhet që të publikohet në këto rrjete sociale. Është e ndaluar për arsye se shumë njerëz ende e kanë shprehi që këta numra t’i përdorin si fjalëkalime për kartela të bankës apo raste të tjera.
Hakerët e dinë tashmë këtë gjë, dhe nganjëherë nuk u duhet mund i madh që t’u gjejnë gjëra personale, e t’i keqpërdorin ato.