Jim Carrey: Do të kisha paditur Will Smithin me 180 milionë euro për shuplakën në “Oscars”

Jim Carrey: Do të kisha paditur Will Smithin me 180 milionë euro për shuplakën në “Oscars”

Jim Carrey do të kishte pasur një reagim shumë më ndryshe se Chris Rock, nëse do të ishte ai që u godit nga Will Smith në “Oscars 2022”.

Duke folur për Gayle King të CBS News të hënën, aktori tha se do të kishte ngritur menjëherë një padi të rëndë kundër fituesit të ‘Aktorit më të mirë’.

“Unë do të kisha njoftuar këtë mëngjes se do të paditja Willin për 200 milionë dollarë”, tha Carrey, 60 vjeçar. “Sepse ajo video do të ngelet përgjithmonë. Do të jetë kudo. Kjo fyerje do të zgjasë shumë”.

Ylli i “Dumb and Dumber” vazhdoi duke thënë se ishte po aq i tmerruar nga reagimi në dukje pozitiv i audiencës ndaj tij.

Carrey beson se arsyeja pse Rock, 57 vjeç, deri më tani ka zgjedhur të mos ngrejë akuza kundër Smith, 53 vjeç, është sepse “ai nuk dëshiron sherr”.

Ai tha gjithashtu se mendon se Smith mund të kishte gjetur mënyra të tjera për të treguar mosmiratimin për goditjen – drejtuar gruas së tij, Jada Pinkett Smith – pa vënë duart mbi komedianin.

“Nëse doni të bërtisni nga audienca dhe të mos e miratoni… ose të thoni diçka në Twitter ose çfarëdo tjetër vazhdoni”, argumentoi ai.

“Ti nuk ke të drejtë të ngjitesh në skenë dhe të godasësh dikë në fytyrë”.

Siç u raportua nga mediat e huaja, Smith nxitoi në skenë gjatë ceremonisë së ngjarjes së çmimeve për të goditur Rockun pasi bëri shaka me kokën tullace të Pinkett Smith, e cila vuan nga alopecia.

Pas gjithë kësaj, Smith i kërkoi falje aktorit e po ashtu edhe Akademisë së Filmit.

 

Shpërndaje në: