Jeta Rafuna: Si mbesë e Dukagjinit, angazhimi im do të jetë gjithmonë në shërbim të këtij rajoni

Jeta Rafuna: Si mbesë e Dukagjinit, angazhimi im do të jetë gjithmonë në shërbim të këtij rajoni

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jeta Rafuna, ka përmendur mbështetjen e madhe që ka marrë nga qytetarët e Deçanit, Junikut dhe Lugut të Baranit gjatë vizitës së saj të fundit.

Ajo u shpreh se si mbesë e Dukagjinit, ndihet jashtëzakonisht e frymëzuar nga mbështetja e siguruar nga miqtë, rugovistët dhe qytetarët e këtij rajoni.

“Si mbes e Dukagjinit, u ndjeva jashtëzakonisht mirë dhe e frymëzuar me mbështetjen që gjeta atje në mesin e shumë miqëve, rugovistëve dhe qytetarëve të shumtë”, shkroi ajo në Facebook.

Rafuna shprehu besimin se LDK do të fitojë në zgjedhjet e këtij viti dhe Kosova do të ketë një Kryeministër të ri, Dr. Lumir Abdixhiku.

Ajo u zotua se Dukagjini do të mbetet gjithmonë një prioritet i angazhimit të saj në jetën publike dhe premtoi se do të punojë pa u lodhur për të avancuar zhvillimin e këtij rajoni.

Rafuna i falënderoi nga zemra të gjithë ata që e mbështesin dhe shprehu angazhimin e saj për të arritur fitoren e madhe të LDK-së.

 

Shpërndaje në: