Jeta Rafuna: Për dallim nga VV që bllokoi projektet për Prishtinën, LDK ka vizion të qartë për zhvillimin e kryeqytetit

Jeta Rafuna: Për dallim nga VV që bllokoi projektet për Prishtinën, LDK ka vizion të qartë për zhvillimin e kryeqytetit

Jeta Rafuna kandidate për deputete nga Lidhja Demoraktike e Kosovës me numër 45, ka mirëpritur zotimin e kryetarit të LDK`së dhe kandidatit për kryeministër Lumir Abdixhiku se do të investohet në kryeqytet me 1.5 miliard euro.

Sipas saj qeveria aktuale që drejtohet nga VV`ja, i ka bllokuar disa projekte për Prishtinën.

Rafuna ka thënë se LDK e ka vizionin dhe përkushtimin për ta bërë realitet zhvillimin e Prishtinës.

Reagimi i plotë:

1.5 MILIARDË PËR ZHVILLIMIN E KRYEQYTETIT!
Prishtina meriton zhvillim, transformim dhe jo bllokada, e ne e kemi vizionin dhe përkushtimin për ta bërë realitet.
Me një plan të detajuar dhe mbështetje konkrete prej 1.5 miliardë eurosh, qyteti ynë do të transformohet në çdo drejtim.
🔹 Unaza e Jashtme do të zhbllokojë kryeqytetin dhe do të lehtësojë qarkullimin.
🔹 Investime prej 200 milionë eurosh për shkolla moderne dhe mësim gjithëditor për të gjithë fëmijët.
🔹 120 milionë euro për sport, përfshirë ndërtimin e Qendrës Kombëtare të Sportit.
🔹 100 milionë euro për kulturë, për krijimin e institucioneve të reja si Teatri Kombëtar dhe Muzeu i Artit Bashkëkohor.
🔹 Ngrohje më efikase dhe më e lirë për të gjithë qytetarët.
🔹 Spitali i Ri i Kosovës – investimi më i madh në shëndetësi, me 500 milionë euro.
Këto ishin vetëm disa nga projektet të cilat Kryeministri në ardhje, Lumir Abdixhiku dhe Kryetari i Kryeqytetit Perparim Rama prezantuan për Prishtinën, në qeverisjen e udhëhequr nga LDK.
Kryeqyteti dhe projektet për të, do të jetë fokusi im primar si deputete, andaj jemi bashkë për një kryeqytet që nuk bllokohet më! ✅
Ky do të jetë vit i fitoreve për Kryeqytetin dhe LDK-në.

Shpërndaje në: