Jeta Rafuna pas tubimit zgjedhor në Llap: Aty ku ndihem si në shtëpinë time
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numër 45 Jeta Rafuna ka ndarë pamje të tubimit zgjedhor të mbajtur në Podujevë.
Ajo përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se në Llap ndihet si në shtëpinë e saj.
“Në Llap, aty ku ndihem si në shtëpinë time. Aty ku po dominon fryma e ndryshimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Aty ku në përvjetorin e Presidentit e liderit tonë historik, Dr Ibrahim Rugova, është ende gjallë fryma rugoviane”, ka shkruar Rafuna.
Ndryshe Jeta Rafuna kandidon në zgjedhjet e 9 shkurtit me numrin 45 nga LDK.
Postimi i plotë: