Jeta pas vdekjes ekziston, të paktën për ADN-në
Gjenet që ndodhen në ADN e njeriut kanë aftësinë t’i mbijetojnë vdekjes, duke mbetur aktive 4 ditë pas saj.
Lajmi është publikuar në gazetën Sience dhe vjen pas një studimi revolucionar të kryer nga Universiteti i Washington në Seattle, i cili premton se do të përmirësojë teknikat për të ruajtur organet për transplante.
Testimet u realizuan në një laborator me peshq dhe minj.
“Ky studim na jep mundësinë të zbulojmë shumë gjëra për jetën, duke studiuar vdekjen” – shprehet mikrobiologjisti Peter Noble.
Analizat treguan se gjenet rritën aktivitetin e tyre brenda 24 orësh pas vdekjes së kafshëve. Sipas shkencëtarëve gjene të tilla janë shumë të rëndësishme pasi trupi duhet të ketë informacionin e duhur për të kundervepruar inflamacionin dhe të zgjojë sistemin imunitar.
Studimi gjithashtu ka rezervuar shumë supriza për studiuesit: “Ne kemi dëshmuar një ringjallje.Të njëjtat gjene janë përgjegjëse për rritjen e embrionit”, shton Noble.
Fakti që ato riaktivizohen pas vdekjes varet nga nga fakti se aktiviteti i qelizës embrionale është shumë i ngjashëm me atë në trupat e vdekur.