Jep dorëheqje pas armëpushimit ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare
Partia e ekstremit të djathtë, “Fuqia Çifute”, ka njoftuar se po largohet nga qeveria izraelite në shenjë proteste ndaj marrëveshjes së armëpushimit, duke e lënë kryeministrin, Benjamin Netanyahu, vetëm me një shumicë parlamentare.
Ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, së bashku me Yitzhak Wasserlauf dhe Amichai Eliyahu, dorëzuan letrat e tyre të dorëheqjes mëngjesin e së dielës, raporton BBC.
Ben-Gvir ka qenë prej kohësh një kundërshtar i zëshëm i marrëveshjes së armëpushimit dhe ka shtyrë që Izraeli të vazhdojë operacionin e tij ushtarak kundër Hamasit në Gaza.
Në letrën e dorëheqjes së tij, Ben-Gvir ka thënë se nuk do të punonte për të rrëzuar qeverinë, por e quajti marrëveshjen e armëpushimit një “fitore të plotë për terrorizmin”.