Jep dorëheqje kryetari i degës së VV-së në Drenas: Akuza të rënda drejt Enver Dugollit për punësime
Kryetari i degës së Vetëvendosjes në komunën e Drenasit, Naim Qorri, ka jap dorëheqje nga ky subjekt, shkruaj Periskopi.
Qorri duke njoftuar edhe për largimin edhe të dhjetëra aktivistëve të VV, u shpreh i zhgënjyer me punën e partisë në pushtet.
Madje ai hodhi akuza të rënda për deputetin e VV-së Enver Dugollin, se i njëjti “punësuar individë në ndërmarrje publike dhe ministri të ndryshme në mënyrë të pandershme”.
“Zonja Egzona Tërdevci dhe zoti Enver Dugolli mbajnë përgjegjësi për:
1. Humbjen e imazhit të degës dhe mbi 70% të anëtarësisë;
2. Manipulimet me punësime në ndërmarrje publike dhe emërime politike të personave jo meritorë;
3. Mos trajtimin e kërkesave të kryesisë, që ka sjellë humbjen e dy asamblistëve të votuar në Lëvizje, duke lënë vetëm tre nga pesë që kishim, dhe një prej tyre është gjithashtu në dilemë;
4. Ndikimin e tyre në pronat publike të Drenasit, që janë dhënë në shfrytëzim tek të afërmit e ish-asamblistit të VV-së, përfshirë Stacionin e Trenit;
5. Mosfunksionimin e zyrës në Drenas dhe mungesën e aktivitetit koherent”, ka shkruar ai ndër të tjera.
Reagimi i plotë:
Të nderuar qytetarë, kolegë dhe miq të Drenasit,
Unë, Naim Qorri, Kryetar i Degës më të Madhe në Drenas të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, jap dorëheqje, bashkë me dhjetëra delegatë të degës dhe aktivistë të qendrës në Drenas, të cilët kanë kontribuar me gjithë potencialin e tyre në Lëvizje.
Me këtë shkrim, ju njoftoj për dorëheqjen time nga Lëvizja VETËVENDOSJE! Pas një rrugëtimi të gjatë si aktivist, marr këtë vendim në shenjë zhgënjimi dhe mospajtimi me zhvillimet e fundit në Qendrën e Lëvizjes në Drenas. Kohët e fundit, kemi përjetuar situata të padurueshme, aspak demokratike dhe denigruese nga udhëheqja e qendrës sonë, veçanërisht nga Qendra në Prishtinë me në krye Enver Dugollin. Kryetarja Egzona Tërdevci, që nga ardhja e saj në krye të degës sonë, ka instaluar një sjellje jo të shëndetshme në lëvizje, dhe së bashku me Enver Dugollin kanë punësuar individë në ndërmarrje publike dhe ministri të ndryshme në mënyrë të pandershme. Këta dy individë morën degën me 6000 vota në zgjedhjet qendrore, dhe për herë të parë morëm pesë asamblistë në zgjedhjet lokale. Megjithatë, për shkak të mos trajtimit të duhur të kërkesave, dy prej tyre tashmë nuk janë më pjesë e Lëvizjes.
Zonja Egzona Tërdevci dhe zoti Enver Dugolli mbajnë përgjegjësi për:
1. Humbjen e imazhit të degës dhe mbi 70% të anëtarësisë;
2. Manipulimet me punësime në ndërmarrje publike dhe emërime politike të personave jo meritorë;
3. Mos trajtimin e kërkesave të kryesisë, që ka sjellë humbjen e dy asamblistëve të votuar në Lëvizje, duke lënë vetëm tre nga pesë që kishim, dhe një prej tyre është gjithashtu në dilemë;
4. Ndikimin e tyre në pronat publike të Drenasit, që janë dhënë në shfrytëzim tek të afërmit e ish-asamblistit të VV-së, përfshirë Stacionin e Trenit;
5. Mosfunksionimin e zyrës në Drenas dhe mungesën e aktivitetit koherent.
Egzona Tërdevci erdhi në krye me aklamacion dhe favorizon një grup të ngushtë individësh, duke linçuar dhe distancuar aktivistët, anëtarët dhe simpatizantët e tjerë.
Jam krenar për shërbimin tim në pozita drejtuese, si Kryetar i Degës në Drenas, Administrator i Qendrës, gjithmonë pjesë e Shtabit zgjedhor dhe si kandidat për Asamble në Drenas.
Aktivistë, anëtarë dhe simpatizantë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ju falënderoj për bashkëpunimin korrekt gjatë gjithë kohës. Angazhimi im politik do të jetë në shërbim të qytetarëve të Drenasit, duke përfaqësuar interesat e tyre me dinjitet.
Me respekt,
N.Q.
Të nderuar qytetarë, kolegë dhe miq të Drenasit,
Unë, Naim Qorri, Kryetar i Degës më të Madhe në Drenas të Lëvizjes…
Posted by Naim Qorri on Friday, September 20, 2024