Jennifer Lopez flet për periudhën kur i duhej të shkonte në terapi, për ‘të dashur veten’
Në episodin premierë të Coach Conversation, 22 janar, Jennifer Lopez foli rreth mënyrës se si ajo mësoi ta donte veten përmes të shkuarit në terapi dhe rrugëtimin për të zbuluar vlerat e vetes.
“Më kujtohet kur isha në terapi, në fund të 30-ave dhe po flitej shumë për të dashur veten dhe unë thashë: “Unë e dua veten time”, por nga ana tjetër, po bëja disa gjëra në marrëdhëniet e mia personale që nuk tregonte se e dashuroja veten. U desh kohë dhe është ende një rrugëtim për mua.”
Ndërsa ajo nuk përmendi askënd drejtpërdrejt, periudha kohore duket se tregon se ajo po i referohet ish-martesës së saj me Marc Anthony. Ajo ishte 34 vjeç në kohën e dasmës së tyre në korrik të vitit 2004.
Ndarja e Lopez nga Anthony, 52 vjeç, u njoftua në vitin 2011 dhe divorci i tyre u finalizua në 2014-ëm. Së bashku, ata kanë binjakët 12-vjeçarë, Emme dhe Max.
Në një dalje të 2017-ës, këngëtarja shpjegoi se ajo dhe Marc janë më mirë si miq.
“Ka një arsye pse nuk jemi bashkë, por ne jemi miq të shkëlqyer dhe jemi prindër së bashku. Madje jemi duke punuar për një album në spanjisht bashkë. U takuam teksa punonim dhe kjo është ajo që dimë të bëjmë mirë bashkë.”
51-vjeçarja është në një lidhje me Alex Rodriguez që prej 2017-ës.