Jennifer Lopez ‘e nxehtë’ në klipin e ri
Jennifer Lopez është e freskët nga performanca e saj elektrizuese në “Super Bowl” me Shakirën.
Dhe tani bomba ka një surprizë të re gati për audiencën e saj, transmeton Indeksonline.
50-vjeçarja shfaqi trupin e saj të përkryer përmes një vallëzimi provokues në Instagram të premten të shkëputur nga video e re muzikore.
Ajo po bashkohet me një remiks të ri të këngës RITMO, një këngë e vitit 2019 nga realizuar nga Black Eyed Peas dhe artisti kolumbian J Balvin.
Numri origjinal, i cili u shkrua për filmin e ri Bad Boys For Life, përmban një përshtatje të këngës “Rhythm of Life” të Corona e realizuar në vitin 1990.
Të premten në mëngjes JLo ua drejtoi fansave një video nga videoklipi, duke shkruar ‘këtu keni një ngacmim të vogël për diçka emocionuese që po vjen sot’
Kujtojmë që kjo vjen pas perfromancës së saj në “Super Bowl” së bashku me Shakirën dhe vajzën e saj 11 vjeçare, Emme./Indeksonline/