Jennifer Aniston e përjeton keq lajmin se Brad Pitt është në lidhje të re

Jennifer Aniston e përjeton keq lajmin se Brad Pitt është në lidhje të re

Brad Pitt së fundmi është parë në shoqërinë e kolege të re Alia Shawkat, kështu që menjëherë lindën spekulime se aktori i Hollywoodit më në fund kishte gjetur personin e duhur dhe se çifti po shijonte dashurinë.

Lajmi befasoi fansat e tij, por gjithashtu raportohet se goditi ish-gruan e tij Jennifer Aniston në mënyrë të tmerrshme.

Sipas revistës Star, kur Jennifer mësoi për marrëdhënien e tij të re, ajo shpërtheu në lot.

Jennifer ishte duke darkuar me miqtë e saj kur një mesazh erdhi në celularin e saj. Pasi e lexoi, ajo nuk mund të mos qante. Ajo u ngrit, kërkoi falje dhe u drejtua banjës për të mbledhur veten, konfirmoi një burim i panjohur për revistën ‘Star’.

Shpërndaje në: