A jeni në vete?

A jeni në vete?

Nëse i rezistojmë paksa tonit dhe koloritit goxha paternalist e autoritar që ngërthen kjo pyetje që në shqiptimin e parë, duke e lexuar kështu dy apo disa herë rradhazi, mund të shohim se si në këtë pyetje ka edhe  elemente me peshë brengosëse, amërore, dashamirëse. Vetëm mendojeni njëherë se sa bukur tingëllon kjo pyetje në rast se dikush i’u gjen në kllapinë e alivanosjes diku ku s’kalon asnjëri në një apo dy orë dhe i’u kthjell, apo/edhe kur dikush ua jap ndihmën e parë në ndonjë fatkeqësi.  Megjithëse në rastet në fjalë preferohet pyetja: “A erdhe në vete?”, eteri kuptimor ngelet i njejtë: a je vetja?, a u kthjelle (vëreje këtu rrënjën e fjalës “kthe”, “kthim”), etj.  Sepse nëse s’jep shenja kthejlljeje, shenja kthimi, atëherë s’je në vete.

E se ne s’jemi në vete u dëshmua edhe me inuagurimin e Trumpit president. Kjo sepse gumëzhima e një vistre kretenësh e ahistorikësh për një ceromoni të një shteti të huaj u dëshmua edhe njëherë ashtu siç pritej të ishte: më shumë interes për ceromoninë përtej Atlantikut sesa për veten tonë. Më qartë, parësore fuqia e një shteti i cili në një moment historie na ka ndihmuar (për ta bërë bërllog nëpër pika të tjera të botës), se sa vetja tonë. Më parë, marrëdhënjet tona me se sa ne. Dëshmoi tezën e Engelsit se ballkanasit përgjithësisht jemi do dromca ahistorikësh që si kanë dhënë gjë kujt. Pashë një armatë e tërë idiotësh qoftë të gjeneratave të reja qoftë më të vjetra, që qanin Obaman/shkuarjen e tij më shumë sesa ai vetë/familja e tij/rrethi i tij/votuesit. Asnjëri nga ta nuk dha, dhe realisht nuk ka shpjegim se si mund të vije raporti me fuqinë e tjetrit, para qenies në vete dhe për vete?

Retushimi gati edhe i idesë se së pari jemi në vete dhe për vete, nxorri dhe po nxjerr në shesh edhe hipokrizinë tonë. Kjo sepse dyshimet e besimet tona goxha negative në këtë njeri që prej fitores së tij në zgjedhje tani po duam disi t’i fusim nën tepih. Nga frika, oportunizmi dhe lëpirja e asaj që pështyjmë natyrisht.  Ta rrallë janë ata që po e thonë se niveli i përgaditjes së tij nuk dallon nga i Ismet Beqirit. Edhe me të rrallë ata që vërejnë paradoksin e pashkëputur të modernitetit që nga Revolucioni Francez e deri më sot: nëse ateherë bota pati kapitalistë e mjek që zbuluan gijotinën (zbuluesi i Gijotinës ishte mjek), sot bota nuk është diçka më mirë: tyxhari Trump dhe mjeku Bashar Asad, janë bashkëkohës të njëri tjetrit si kryetar dy vendesh me jo pak peshë. E të mos flas sesa korifeu i laicizmit e sekularizmit, qepi gojën ndaj betimit të tij mbi Bibël.

SHBA-të nuk janë vend as i lirisë, mirëqenies, e aq më pak i ilumunizmit (kur them ilumunizmit e kam fjalën për iluminizmin jo-jakobin, natyrisht). Janë vend i një alteregoje të re të Europës, ku pinjollë të europianëve nisën një jetë më të re. Por ku asnjeherë nuk u sfiduan seriozisht pabarazitë.  Dhe as që cilësia e universiteteve amerikane mund ta zë ndonjëherë cilësinë e universiteteve europiane (sidomos të atyre ku u mpleks filozofia kontinentale). Dhe është edhe më hipokrite ta kujtosh Jusuf Gërvallën me shokë vetëm tre ditë më herët, madje të thirrash në ta, e të mos e dishë që Gërvallajt, Kadri Zeka, por edhe Ukshin lëshuan jo pak mallkime mbi këtë shtet.  Kultivimi i një kulture e sjelljeje politike vloraçitakësh është modeli më i keq që mund t’i afrohet gjeneratave e brezave që po vijnë. Një post i blerë me nenshtrim ndaj bosëve patriakë, nuk ‘ vyen kujt gjë.

Klintonët, Trumpët, politikanët, ambasadorët/et, shkojnë e vijnë. Por ajo çfarë rrezikon të shkojë e të mos vijë për kohë të gjatë, është fytyra e një populli labil, pa parime dhe inkonsistent me cilindo flamur të jetë i përfaqësuar. Është e gërrditshme edhe pështirë modeli i çitakëve dhe i sorrollopit në fjalë. Kjo sepse trason rrugën e një diplomacie të padinjitetshme dhe që mbi tokë njeh vetëm të fortin. Në Youtube janë më së paku disa vdeo që tregojnë se sa çitakisht u pritën fashistët në Kosovë më 1941. Po kalojnë 76 vite nga 41’ta dhe është e këshillueshmje kthjellja, ardhja në vete.

Të paktën derisa Shtëpa e Bardhë ta mësojë se Hashim Thaçi ka një kohë që s’është më kryeministër i vendit:

https://obamawhitehouse.archives.gov/the-press-office/2017/01/19/readouts-vice-president-bidens-foreign-leader-calls-aboard-air-force-two

Shpërndaje në: