“Jemi të tronditur”- Flasin banorët e Memaliaj pak orë pas atentatit me 3 viktima

“Jemi të tronditur”- Flasin banorët e Memaliaj pak orë pas atentatit me 3 viktima

Pak orë pas atentatit në Memaliaj, ku mbetën të vrarë tre persona, kanë reaguar banorë të fshatit. Njëri prej tyre është shprehur se i njihte dy viktimat e pafajshme, klientin Marsel Çela dhe kamarierin Gledian Muka .

“I njoh për shumë çuna të mirë. Njëri punonte aty, kurse tjetri vinte që konsumonte kafen aty. Të dy janë banorë të zonës. Jemi tronditur shumë nga kjo ngjarje. Të vriten tre veta është fatkeqësi e madhe.”- tha një prej banorëve të zonës.

Ndërkaq i pyetur për ngjarjet e mëparshme të lidhura me familjen Kalemi, qytetari ka vendosur të mos prononcohet për mediat, teksa e ka konsideruar atentatin e së shtunës si ngjarjen më të rëndë për zonën e Memaliaj.

Viktimat e pafajshme, Marsel Çela , 47 vjeç dhe Gledian Muka 36 vjeç, janë gjendur pranë tavolinës ku ndodhej viktima Shyqyri Kalemi, në momentin kur autorët kanë hapur zjarr drejt tij dhe Adriatik Kalemit. Ky i fundit mbeti i plagosur dhe për momentin ndodhet ne reaminacion, në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës.

Pas atentatit, autorët janë larguar në drejtim të Mallakastrës, ku në fshatin Bejaj kanë djegur makinën me të cilën kryen atentatin.

Nderkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë dhe me ekspertë të Departamentit të Policisë Kriminale ku vijojnë punën në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shpërndaje në: