“Jemi krenarë për miqësinë Kosovë – SHBA”, ç’tha Burnsi kur vizitoi Kosovën në vizitën e parë para 12 vjetësh?

“Jemi krenarë për miqësinë Kosovë – SHBA”, ç’tha Burnsi kur vizitoi Kosovën në vizitën e parë para 12 vjetësh?

Shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, është duke qëndruar në Kosovë nga kjo e enjte, ku pas takimit me presidenten e vendit Vjosa Osmanin, sot është takuar edhe me kryeministrin Albin Kurtin.

Rreth takimeve të Burnsit me liderët e shtetit, deri më tani nuk është deklaruar askush nga palët.

Por kjo nuk është vizita e parë që Burnsi po bën në Kosovë, pasi ai në vitin 2012 ishte këtu në cilësinë e zëvendëssekretarit të Shtetit dhe në krahasim me tani, atëherë kishte dhënë deklarata të fuqishme në mbështetje të shtetit më të ri në Evropë, shkruan Zeri.info.

Burnsi në vizitën e tij të para 12 vjetëve ishte takuar me kryeministrin e atëhershëm Hashim Thaçin, presidenten Atifete Jahjagën dhe me përfaqësues të tjerë të misioneve ndërkombëtare në Kosovë.

Ai kishte përmendur se miqësia e fortë dhe e qëndrueshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Kosovën është e njohur.

“Jemi thellësisht krenar për të. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj pavarësisë, integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës. Ne ndajmë të njëjtin vizion për vendin tuaj – ta shohim Kosovën që ta marrë vendin e saj të duhur në institucionet euroatlantike, duke përfshirë NATO-n dhe Bashkimin Evropian. Ne do të vazhdojmë të punojmë me udhëheqësit dhe institucionet e Kosovës në përmbushjen e detyrimeve të tyre në mënyrë që t’i japim fund pavarësisë së mbikëqyrur”, thoshte ai.

Ai kishte shtuar se Shtetet e Bashkuara mbështesin në mënyrë aktive forcimin e institucioneve demokratike në Kosovë, shkruan Zeri.info.

“Ne besojmë se është thellësisht në interesin personal të të gjithë atyre që jetojnë këtu – pavarësisht nëse jeni serbë ose shqiptarë – të ndërtoni një të ardhme më të mirë dhe më premtuese. Në veçanti, ne besojmë se është jashtëzakonisht e rëndësishme për çdo demokraci dhe çdo shoqëri të përqendrohet në rëndësinë e sundimit të ligjit”.

“Nëse shikoni nëpër botë, është e vështirë të gjesh ndonjë shembull të një shoqërie që është e suksesshme në luftimin e një problemi si korrupsioni, përveç kur ka një media të pavarur dhe objektive dhe një gjyqësor të pavarur për t’i mbajtur njerëzit përgjegjës. Kjo është shumë më lehtë të thuhet sesa të bëhet, por është një qëllim jashtëzakonisht i rëndësishëm”, kishte thënë Burnsi gjatë vizitës në Kosovë në shkurt të vitit 2012.

Image 

Image 

Image 

Image 

Image

 

Shpërndaje në: