“Jemi favorit”, Vedat Muriqi para gazetarëve nga Armenia: Do japim maksimumin
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi u paraqit në konferencë për media para ndeshjes miqësore ndaj Armenisë.
Muriqi tha se “Dardanët” janë faovrit absolut në këtë miqësore, duke parë formën e bashkëlojtarëve të tij.
Kush është favoriti për ndeshjen e nesërme?
“Për mu normal, po besoj se ne jemi favorit. Lojtarët individualisht dhe fizikisht, jemi më të fuqishëm se Armenia. Do japim maksimumin tonë dhe do e tregojmë këtë edhe në fushë se ne jemi favorit”.
Nesër nga ora 17:00, Armenia pret Kosovën për ndeshjen e parë miqësore të trajnerit gjerman, Franco Foda.
Në anën tjetër, Vedat Muriqi pritet të jetë startues në këtë ndeshje duke parë formën e mirë që ka në ekipin nga La Liga, Mallorca.