Jeff Bezos i Amazon përfiton vlerë të madhe parash pas nënshkrimit të Messi me PSG – fillojnë konspiracionet

Jeff Bezos i Amazon përfiton vlerë të madhe parash pas nënshkrimit të Messi me PSG – fillojnë konspiracionet

Çdo gjë që lidhet me PSG dhe Lionel Messin tashmë po gëzon vëmendje të madhe. Lajmi për nënshkrimin e Messi me parisienët ka bërë bujë të madhe në gjithë botën, duke bërë që edhe vëmendja për Ligue 1 të jetë më e madhe sesa zakonisht.

Vëmendja për Ligue 1 i shkon në favor biznesmenit Jeff Bezos, i cili zotëron kompaninë ‘Amazon’. Pse? Javë më parë ai siguroi të drejtat televizive për transmetimin e Ligue 1, për një çmim jashtëzakonisht të ulët, përcjell Periskopi. Madje, të drejtat e tij janë thuajse ekskluzive. Pas kësaj marrëveshje, Lionel Messi nënshkroi me PSG. Kjo lëvizje do t’i shtojë shumë miliona Bezos.

Në shikim të parë, asnjëri prej këtyre dy personave nuk duket të kenë diçka të përbashkët, përveç kontove të mëdha bankare. Megjithatë, fakti që Bezos bleu të drejtat televizive vetëm pak javë para nënshkrimit të Messit, po rrit teoritë konspirative.

Tetë ndeshje nga dhjetë që luhen në Ligue 1 do të transmetohen në ‘Prime Video’, duke lënë dy të tjerat për Channel +. Gjëja më e rëndësishme është se pasi të paguhen rreth 300 milionë euro për secilën nga tri sezonet tjera, Amazon ka në dorë të zgjedh se cilat ndeshje të transmetojë në platformën e saj. Praktikisht, është e mundur që 36 nga 38 ndeshjet e PSG këtë sezon të transmetohen aty.

A e dinte Jeff se Messi do të vinte te PSG? Këtu merr jetë teoria konspirative. Por, e vërteta është se Leo do të ndihmojë në rritjen e vlerave televizive për të ardhmen, transmeton Periskopi.

Për ata që duan të sigurojnë akses në Amazon duhet ta dinë se shuma për një muaj është 12 euro e 90 cent.  /Periskopi/

Shpërndaje në: