Jeff Bezos e hedh veten në hapësirë pak ditë pas largimit nga Amazoni
Jeff Bezos do ta ‘hedhë’ veten drejt hapësirës në raketën e tij Blue Origin, ka thënë vetë ai.
Themeluesi i Amazonit do ta bëj këtë udhëtim në muajin tjetër, bashkë me vëllain e tij, ka shkruar ai në Instagram, përcjell Periskopi.
“Prej kur isha pesë vjeçar e kam pasur ëndërr të udhëtoja drejt hapësirës,” – ka shkruar ai.
“Më 20 korrik, do ta bëj atë udhëtim me vëllain tim. Aventura më e madhe, me shokun më të ngushtë.”
Kujtojmë që Bezos prej 5 korrikut nuk do të jetë më drejtori ekzekutiv i Amazon.
Udhëtimi në fjalë do të demonstrojë teknologjinë e raketës që kompania shpreson se një ditë ta bëj turizmin hapësinor më të lirë dhe më përfshirës.
Po ashtu, ai do të udhëtojë bashkë me fituesin e një konkursi publik. /Periskopi