Jeep sjell Compassin në Evropë

Jeep sjell Compassin në Evropë

Modeli 2018 në sallonet e shitjes në shumicën e vendeve evropiane do të arrijë gjatë verës 2017, ndërsa nga viti i ardhshëm do të jetë i pranishëm edhe në tregjet tjera të kontinentit të vjetër.

Modeli bazë ka motor benzinë 1.4 litra MultiAir2 me sistem Stop/Start.

Agregati zhvillon 140 kuaj fuqi dhe është i lidhur me ndërrues manual prej gjashtë shpejtësive.

Përveç këtij, në dispozicion është edhe 1.4 MultiAir2 me 170 kuaj fuqi, me ndërrues automatik prej nëntë shpejtësive.

Ata që vendosin për dizel mund të llogaritin në modelin 1.6 litra MultiJet II, me sistem Stop/Start, me 120 kuaj fuqi. Motori është i lidhur me ndërruesin prej gjashtë shpejtësive.

Përveç kësaj është i pranishëm edhe motori 2.0 litra MultiJet II, me sistem Stop/Start, i cili zhvillon 140 kuaj fuqi dhe ka ndërrues automatik prej 9 shpejtësive.

Modeli tjetër është me motor 140 kuaj fuqi me ndërrues manual prej 6 shpejtësive.

Aty është i pranishëm edhe versioni 2.0 MultiJet II me sistem Stop/Start, 170 kuaj fuqi, në kombinim me sistemin automatik prej 9 shpejtësive dhe konfigurim 4×4, transmeton KosovaPress.

Blerësit në tregun evropian nuk do të kenë rastin ta blejnë motorin e fuqishëm 2.4 litra benzinë Tigershark me teknologji MultiAir2, i cili zhvillon 184 kuaj fuqi.

Ky variant i Compass është i pranishëm në Rusi, Afrikë dhe Lindjen e Afërt.

Shpërndaje në: