“Je si burrë”, prisni të shihni përgjigjen që Sara i ktheu mesazhit ofendues të ndjekëses
Sara Hoxha është kthyer në një ndër personazhet më të ndjekur e të komentuar në rrjete sociale.
Partnerja e Ledrit përpiqet të ndajë me ndjekësit e saj sa më shumë të jetë e mundur nga jeta e saj personale, teksa na e zbukuron gjithmonë ditën me foto e video të të voglës, që është kthyer në bebushen më të famshme të Instagramit.
Së fundmi ajo ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në InstaStory, ku iu është përgjigjur mjaft pyetjeve.
Por nuk kanë munguar as ofendimet ndaj saj, një prej të cilëve ka vendosur që ta ndajë me fansat.
”Sa e keqe je! O Zot, je si burrë”, shkruante një ndjekëse.
Ndërsa Sara i është kthyer gjithë lezet, duke ia kthyer me të njëjtën monedhë.
“Ai që shan, shan veten”, ka shkruar Sara.