Je i kënaqur në krevat? Bëj testin e seksit që ta zbulosh

Je i kënaqur në krevat? Bëj testin e seksit që ta zbulosh

Kur ka qënë hera e fundit që i  ke bërë një kolaudim jetës tënde seksuale ? Shumë prej nesh përballen me jetën pa e menduar nëse e shijojnë apo jo. Ose ndoshta mërziten sepse ka diçka që bëjnë në mënyrë të gabuar, ndoshta nuk kanë guxim sa duhet, apo nuk performojnë aq mirë sa duhet. Ndoshta pyesin veten nëse partneri apo partnerja janë të kënaqur apo mendojnë nëse seksi mund  të jetë më i mirë me dikë tjetër.

Ky test është realizuar nga Relate dhe do të të ndihmojë të mendosh më shumë për seksin dhe intimitetin në jetën tënde. Nëse nuk je në marrëdhënie me dikë mund t’i përgjigjesh pyetjeve duke menduar për dikë më të cilin kë ndonjë lloj marrëdhënie.

Mendimi i seksit me partnerin të bën të ndihesh

a)I eksiztuar

b)Ok

c(Ankth

Kur bëhet fjalë për diskutim emocionesh, unë dhe partneri im …

a)Jemi të hapur dhe komunikues

b)Flasim nëse kemi pasur një zënkë të madhe

c)Nuk flasim shumë shpesh për ndjenjat tona

Partneri im dhe unë flasim për seksin

A) Rregullisht

b)  Vetëm nëse e kemi të nevojshme

c)  Asnjëherë

Kur mendoj që seksin me partnerin

a)Me jep shumë kënaqësi

b)Goxha i kënaqshëm

c)Aspak i kënaqshëm

Të jesh i/e zhveshur para partnerit më bën të ndihem

a)Shumë rehat

b)Pak jo rehat

c)Shumë siklet

Ne puthemi, prekemi dhe e tregojmë atraksionin fizik  ..

a)Shumë shpesh

b)Ndonjëherë

c)Rrallë

Të flas për seksin më bën të ndihem

a)I/e lumtur dhe relaksuar

b)Pak çuditshëm

c)I/e turpëruar dhe në siklet

Kur mendoj si ndihet partneri për jetën tone seksuale

a)E di që është i/e kënaqur

b)Shpresoj që të jetë kënaqur, por nuk jam i/e sigurt

c)Nuk mendoj që janë të kënaqur

Gjatë seksit unë ndihem …

a) Shumë mirë

b) Zakonisht mirë

c) Ankth dhe siklet 

Gjatë rritjes unë dhe prindërit kemi biseduar për seksin …

a)Rregullisht dhe hapur

b)Ndonjëherë, por nuk ishte shumë e rehatshme

c)Jo, në asnjë mënyrë

Kur diskutojmë unë dhe partneri e zgjidhim

a)Shumë lehtë

b)Varet nga diskutimi

c)Nuk ia dalim të zgjidhim diskutime

Nëse partneri im do të provojë diçka të re seksualisht unë

a)Zgjedhim diçka dhe e bisedojmë

b)Ndihem çuditshëm dhe shpresoj që të më pëlqejë

c)Ndihem në ankth duke pyetur vete ku gabova

Kur nuk ndihem i/e lumtur me diçka në jetën time seksuale

a)Flas me partnerin

b)Duroj sa të mundem derisa vendos të flas me të

c)Shpresoj që problemi të kalojë vetë

Ndihem emocionalisht shumë afër partnerit kur bëj seks

a)Po

b)Nuk jam i/esigurt

c)Jo

Imagjinoj seksin me njerëz që nuk janë pjesë e marrëdhënies

a)Rrallë

b)Ndonjëherë

c)Shumë

Përgjigjet

Më shumë A

Duket sikur ti dhe partneri keni një jetë seksuale shume pozitive dhe të shëndetshme. Ju jeni gati të tregoheni të hapur për atë që dëshironi nga seksi dhe nuk e keni të vështirë ta shprehni këtë gjë. Jeni të gatshëm të flisni për ndryshime në çdo fushe dhe të negocioni rreth tyre.

Jeni intim me njeri-tjetrin, jeni të hapur dhe jeni rehat në shoqërinë e njëri-tjetrit. Kjo ju ndihmon të ndiheni  më afër dhe të shrehni dashurinë. Çelësi i suksesit është të ruani atë që keni, ne jetën seksuale dhe atë të përditshme. Eksploroni gjëra të reja sebashku, në të njëjtën kohë sigurohuni që të zhvilloni pasionet personale, të cilat do bëjnë që të rrisni dëshirën për njëri-tjetrin

Më shumë B

Ju jeni kryesisht të kënaqur me jetën tuaj seksuale, por duket sikur ndonjëherë ti dhe partneri ty jeni pak të shkëputur.

Ndoshta ka gjëra që dëshironi të ndryshoni, por nuk jeni të sigurt se si ta filloni bisedën. Ndoshta ju ndiheni të shqetësuar sepse nuk doni të lëndoni  partnerit tuaj. Tingëllon sikur ka një hendek emocional midis jush, kjo mund të jetë sepse ndonëse jeni të hapur me emocionet tuaja shmangni disa tema të caktuara si kënaqësia.

Nuk është e pazakontë të gjeni  veten në një situatë të ndërmjetme kur nuk je saktësisht i lumtur por ku ka dhe hapësirë për përmirësim. Mund të jetë e dobishme që të uleni dhe të përpiqeni të bisedoni sëbashku. Kjo mund të jetë frikësuese, por nga ana tjetër dhe befasuese për shkak të çlirimit të emocionit duke thënë: “Ndihem i trishtuar”, “Ndihem i humbur, irrituar, apo i trishtë”. Ky rrëfim përqendrohet në emocionet tuaja dhe duke filluar fjalinë më “unë” nuk rrezikoni që partneri juaj të shkojë në fazë mbrojtëse.  Ndoshta dhënia e një masazhi pas një ditë të gjatë do t’u ndihmojë të relaksoheni dhe të rrisni intimitetin. Nëse mendoni që keni nevojë për ndihmë, këshillimi do sjellë rezultate të shkëlqyera. Mund të përfioni nga terapia seksuale dhe kur ka një problem specifik seksual.

Më shumë C

Duket sikur midis jush ka vërtetë distancë, seksualisht dhe emocionalisht. Ndoshta nuk ndiheni të afte të flisni për seksin, ose edhe përpjekjet për ta bërë këtë gjë janë shumë të vështra. Ose keni frikë të ndiheni të refuzuar sepse partneri thotë që nuk është kënaqur.

Mbase edhe vetë mendimi për seksin ju shqetëson sepse e mendoni atë si një përformancë të lartë që mund të shkojë edhe keq. Duket sikur ju i mbani emocionet tuaja në shishe, apo përlesheni sa herë keni mosmarrëveshje. Ndoshta gjërat kanë arritur deri në atë pikë sa të ndjeheni përgjithësisht të pakëndshmë rreth jëri-tjetrit, ndërkohë që tensionet e përditshme e bëjnë jetën më të vështirë dhe stresuese.

Të ulesh për të biseduar për problemet mund të jetë shumë frikësuese por nëse nuk komunikoni gjasat që të keni një marrëdhënie të mirë dhe të suksesshme seksuale janë të vogla. Nuk është ide e mirë të shtojmë probleme kur e kemi një argument. Është mirë të bisedojmë kur jemi të qetë.

Mund të provoni të kryeni aktivitet sëbashku sikur jeni një ekip duke krijuar kështu një sens përkatësie dhe bashkësie. Ndërtoni butësisht intimitetin tuaj duke mbajtur dorën e partnerit tuaj kur shkoni për shëtije ose duke e puthur kur dilni nga shtëpia.

Nëse mendoni që keni nëvojë për ndihmën e dikutj tjetër atëherë këshillimi mund të ketë rezultatë të shkëlqyera. Një këshillues apo therapist do të ju ndihmojë të lehtesoni diskutimin duke ju dhënë mundësinë të dëgjoni njëri-tjetrin.

Shpërndaje në: