Javën e kaluar Policia në Prishtinë ka shqiptuar 4462 gjoba
Javën e kaluar Policia në Prishtinë ka shqiptuar 4462 gjoba
Policia në Prishtinë ka njoftuar se javën e kaluar janë realizuar 221 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 55 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.
“Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.”
Po ashtu janë sekuestruar 7 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe dhjetëra municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
Në të njëjtën periudhë kohore janë shqiptuar 4462 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor.