Java kur RTK e vulosi se është “vegël” e pushtetit të Kurtit me lajmin shpifës kundër Persikopit
Java që po e lëmë pas ishte ndër javët më të rënda për mediat.
Raportimi i skandaloz i RTK-së për Nacionalen dhe Periskopin si dhe sulmet e anëtarëve të Vetëvendosjes, ndaj këtyre dy mediave, veçuan këtë javë.
Ndërkaq, për këtë skandal u kërkuan masa ndaj përgjegjësve të dorëheqje të Bordit të RKT-së. Çka ndodhi?
Në fillim të javës, Radio Televizioni i Kosovës publiko një “lajm” të gazetës boshnjake “Slobodna Bosna” në të cilin akuzoheshin rëndë, Nacionale e Periskopi.
Ky “artikull” pëveç që ishte i paverifkuar, u transmetua në lajmet qëndrore të RTK-së si dhe në uebin e këtij mediumi publik.
Për t’i bërë reklamë edhe më shumë këtij raportimi skandaloz, në lojë u fut edhe pushteti përmes zyrtarëve të lartë të partisë.
Mirëpo, ky skandal i RTK-së nuk kaloi në heshtje.
Mediat reaguan duke kërkuar marrjen e masave ndaj raportimit skandaloz të mediumit dhe kërkuan marrjen e masave ndaj përgjegjësve dhe ndaj drejtorit të Televizonit, Rilind Gërvalla, anëtar i Vetëvendosjes.
Skandali çoi në mbledhjen e Bordit të RTK-së, të cilët premtuan masa, por që deri më tani, në ditën e pesë të skandalit, nuk ka asnjë masë.
“U.d drejtoresha ka informuar bordin që do të formojë një komision profesional për ta sqaruar situatën në detaje dhe për ta ndriçuar përgjegjësinë editoriale për këtë lëshim dhe do të merr masa rigoroze konform ligjit dhe akteve të brendshme të RTK-së”– thuhej në komunikatën e Bordit të RTK-së.
Nga ky lajm u distancuan dhjetëra gazetarë e redektorë të RTK-së, mes tyre edhe redaktori përgjegjës në ditën kur u transmetua lajmi skandaloz, Jeton Musliu.
Musliu ka thënë se lajmi u publikua pas presionit dhe kërkesë së drejtorit, Rilind Gërvalla.
Ndërkohë, u.d drejtoresha e përgjithshme e RTK-së, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, por që ende nuk ka ndonjë vendim nga Bordi i RTK-së për këtë raportim, ndërsa për rastin reagoi edhe u.d kryeredaktorja, Leonora Berbatovci.
Në anën tjetër, pushteti ka vazhduar me sulme edhe ndaj atyre gazetarëve të cilët janë distancuar nga raportimi.
Pas publikimit të lajmit skandaloz, RTK-ja është kritikuar me të madhe nga organizata të huaja e vendore, nga gazetarë e analistë të cilët thonë se RTK-ja është e kapur nga pushtetit.
Organizatat joqeveritare dhe aktivistët kanë kërkuar dorëheqjen e Bordit të RTK-së pas raportimit skandaloz për mungesë të pavarësisë dhe profesionalizmit në ushtrimin e mandatit të tyre.
“Radio Televizioni i Kosovës (RTK) ka ri publikuar një informacion dezinformues me qëllim që të sulmojë mediat online Nacionale dhe Persikopi nën pretendimin që kontrollohen nga Serbia. Kjo narrativë e ushqyer ndër vite nga partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje ka për qëllim denigrimin e gazetarëve dhe cytjen e qytetarëve kundër tyre, gjë që përbën rrezik për sigurinë e tyre.” – thuhej në reagimin e tyre.
Gjithashtu, edhe organizata ndërkombëtare “Safe Journalist” ka reaguar ashpër pas sulmeve nga pushteti ndaj Nacionale dhe Periskopit.
Në anën tjetër edhe partitë opozitare kanë akuzuar Qeverinë Kurti për kapjen e RTK-së, ndërsa PDK-ja ka ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për mocionin e shkarkimit të Bordit.
Kujtojmë se gjatë javës, përveç RTK-së, një temë me rëndësi, ishte edhe heqja e vizave për pasaportat ilegale serbe në Kosovë nga Komisioni Evropian.
Kosova kundërshtoi këtë akt, duke thënë se po penogohet procesi i integrimit të serbëve. Por në anën tjetë Komisioni Evropian ka thënë se vendimi për heqjen e vizave për pasaportat ilegale është plotësim i heqjes së vizave për Kosovën.