Java e Krenarisë, ambasadori britanik: Liri që të gjithë të jenë vetvetja, secili meriton ta dojë pa frikë atë që e do

Java e Krenarisë, ambasadori britanik: Liri që të gjithë të jenë vetvetja, secili meriton ta dojë pa frikë atë që e do

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka marrë pjesë mbrëmë në hapjen e Javës së Krenarisë.

Ai tha se të gjithë meritojnë të jenë në gjendje të duan atë që duan, pa frikë e përndjekje.

Hargreaves shtoi se Britania do t’i mbështesë gjithmonë ata që kërkojnë ta forcojnë këtë të drejtë themelore.

“Mbretëria e Bashkuar mbështet lirinë- dhe kjo nënkupton liri që të gjithë që të jenë vetvetja. Të gjithë, kudo, meritojnë që të jenë në gjendje të duan atë që duan ta duan, pa frikë dhe pa përndjekje. Britania do të mbështesë gjithmonë ata që kërkojnë të forcojnë këtë të drejtë themelore. Isha i kënaqur që mora pjesë në hapjen e Javës së Krenarisë në Prishtinë në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.”

Mbrëmë në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës është bërë hapja zyrtare e Javës së Krenarisë që synon fuqizimin e komunitetit LGBTQI+.

The UK stands for freedom – and that means freedom for all to be themselves. Everyone, everywhere deserves to be able…

Posted by Jonathan Hargreaves on Tuesday, June 4, 2024

Shpërndaje në: