Java e ardhshme me temperatura tipike dimërore, IHMK: Kujdes në komunikacion

Gjatë fundjavës pritet të marrë mot i vranët dhe me reshje bore.
Nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës është bërë apel për vozitësit që të shtojnë kujdesin në komunikacion.
Sipas IHMK-së, java e ardhshme pritet të ketë temperatura tipike dimërore.
“Ju këshillohet të tregoni kujdes të shtuar gjatë vozitjes dhe të përshtatni automjetet me kushtet atmosferike. Java e ardhshme parashihet me temperaturat tipike dimërore”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.