Jasmina dhe Andi nuk kursejnë përkëdheljet e flirtimet në takim
Prekje, përqafime, flirtime, një takim mjaft romantik ndodhi këtë javë mes Jasminës dhe Andit.
Duket qartë tërheqja fizike mes tyre, ndërsa Andi e pranoi hapur në studio se nga të gjitha vajzat me të cilat ka dalë, është pikërisht Jasmina ajo që i pëlqen më shumë.
Megjithatë, Jasmina tha se i pëlqejnë flirtimet e Andit, por edhe i trembet, pasi nuk do të donte që ai t’i bënte ato me të gjitha vajzat.