Jashari: Po të kishte vendi kryeministër, Kusari-Lila do të duhej të shkarkohej

Jashari: Po të kishte vendi kryeministër, Kusari-Lila do të duhej të shkarkohej

Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, ka kërkuar shkarkimin e Mimoza Kusari-Lilës nga posti i shefes së Grupit Parlamentar të VV-së.

Ai ka bërë me dije se po të kishte Kosova kryeministër ajo është dashur të shkarkohet.

 

Jashari pretendon se biseda me Radoiçiqin deputetja e VV-së i ka bërë me leje të Kurtit.

“Po të kishte vendi kryeministër do të duhej ta shkarkonte një anëtare, këtë rast Kusari-Lilën, por kjo është bërë edhe me dijen e Kurtit. Të shohim si po rrjedhin gjërat, po besoj se do ju njoftojmë me kohë ndaj kësaj bisede”, është shprehur ai.

 

Jashari ka vlerësuar se kategoritë e dala nga lufta janë të zhgënjyera me Qeverinë Kurti.

“Ne jemi të zhgënjyer, jemi të shqetësuar me ndodhë në vendin tonë këto gjëra, me Listën Serbe, me kriminelët me goditë luftën e UÇK-së, familjet e dëshmorëve, me gjithatë ne si organizata jemi duke biseduar se çka do të bëjmë”, ka deklaruar Jashari.

Shpërndaje në: