Japonia krijon institutin për studimin e tajfuneve
Në Japoni u krijua instituti i parë kërkimor për tajfunet.
Qendra Kërkimore Shkencore dhe Teknologjike e Tajfunit, e themeluar në Universitetin Kombëtar ”Yokohama” në Kanagawa, në juglindje të Tokios, do të mbledhë ekspertë dhe akademikë nga institucionet qeveritare dhe private.
Qendra, e cila është e para në Japoni, do të synojë të vlerësojë dëmin që mund të shkaktojnë tajfunet dhe të përcaktojë kuadrin e masave që mund të ndërmerren.
Qendra gjithashtu do të udhëheqë kërkimet mbi shfrytëzimin e tajfuneve si një burim i ripërtëritshëm i energjisë, në përputhje me qëllimin e qeverisë japoneze për zero karbon deri në vitin 2050.
Shefi i këtij instituti, Hironori Fudeyasu tha se “ndihem i mundur nga dëmet e mëdha të shkaktuara nga tajfunet”.
“Ne synojmë të bashkëpunojmë me shumë studiues për të kryer studime rigoroze dhe për të paraqitur rezultatet në komunitet. Unë e shoh dritën përpara”, shtoi ai.
Organizata përfshin akademikë nga shumë universitete si nga Instituti i Kërkimeve Meteorologjike dhe nga qendra kërkimore RIKEN, e mbështetur nga qeveria, dhe ekspertë nga ”Kawasaki Heavy Industries” dhe ”Deloitte Tohmatsu”.