Japonia ia vazhdon kontratën trajnerit, Hajime Moriyasu

Japonia ia vazhdon kontratën trajnerit, Hajime Moriyasu

Hajime Moriyasu ka rinovuar kontratën me Federatën Japoneze të Futbollit dhe do të vazhdojë si trajner deri në vitin 2026, vit në të cilin Botërori zhvillohet në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara.

“Është vërtetë puna që më mbush më shumë. Është një punë që më jep mundësinë të konkurroj në nivel ndërkombëtar me krenarinë që jam japonez, ndaj vendosa ta pranoj propozimin dhe të vazhdoj”, ka thënë ai në një konferencë për shtyp, përcjell GazetaBlic Sport.

Trajneri 54-vjeçar mori drejtimin e kombëtares japoneze pas Kupës së Botës në Rusi në 2018, duke u bërë trajneri i parë që do të qëndrojë në krye pas një Botërori.

Japonezët ishin një nga surprizat e Botërorit të Katarit, duke mposhtur Gjermaninë dhe Spanjën në fazën e grupeve. Ata kaluan në fazën e 16-të së bashku me Spanjën, duke lënë pas gjermanët.

Shpërndaje në: