Japonezët, liderë në elektrifikimin e automobilave

Periskopi.com Tech/Auto

Veturat më të mëdha prodhuese japoneze do të bashkohen për të shpejtuar zhvillimin e një “bateri të ngurtë” që do të përdoren në makinat e ardhshme të energjisë.

Nissan, Honda dhe Toyota janë duke punuar në teknologjinë e baterisë së ardhshme së bashku me kompaninë Panasonic dhe disa nga subjektet nga Japonia, shkruan Nikki Asian Review.

Qëllimi i zhvillimit të partneritetit është zhvillimi i një “baterie të ngurtë” që do të mundësonte kompanitë japoneze për të arritur në teknologjinë elektrike të automjeteve, transmeton KosovaPress.

Partneriteti është gjithashtu i mbështetur nga qeveria japoneze, përkatësisht Ministria e Ekonomisë dhe Tregtisë, e cila do të financojë këtë projekt me 1.6 miliard jen, rreth 14.6 milionë dollarë.

Është planifikuar që deri në vitin 2025 të zhvillohet një bateri e ngurtë me të cilën një veturë elektrike mund të ketë autonomi deri në 550 km.