Japonezët e krijojnë kompjuterin më të shpejtë në botë
Japonia krijon kompjuterin më të shpejtë në botë, me qëllim që ky vend të bëhet qendër për hulumtimin e inteligjencës artificiale.
Super-kompjuteri mund të kryejë 130 mijë bilionë kalkulime në sekondë dhe kur të përfundojë në prill të vitit 2018, AI Bridging Cloud Infrastructure (ABCI) do të jetë kompjuteri më i fuqishëm në botë, i cili do të tejkalojë aktualisht kompjuterin më të fortë kinez Sunway TaihuLight.
ABCI ngjason me kompjuterët standard, përveç asaj se do të jetë tepër i shpejtë dhe i madh, pasi që do të ketë sipërfaqe prej 1.000 metra katrorë.
Satoshi Sekiguchi, drejtor i përgjithshëm i Institutit nacional për shkenca të avancuara të teknologjisë në Japoni, tha se kompjuterit standard i nevojiten tre mijë vjet për të arritur atë të cilën super-kompjuteri mund ta arrijë brenda vetëm një dite.
Ministri e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë së Japonisë do të investojë 173 milionë dollarë në këtë projekt.