“Janë v*rarë njerëz për kauza të Albinit”, Time Kadrijaj hedh dyshime të forta: Kurti e ka pranuar një draft që është hartuar në Serbi
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka thënë se Kurti e ka pranuar një draft që është hartuar në Serbi.
Ajo në video – podcastin e Periskopit ka akuzuar kryeministrin se ka pranuar marrëveshje, për të cilat janë vrarë e burgos njerëz.
“Kjo është Qeveria e shpresës, kjo është qeveria që qytetarët e kanë besuar mbi 50%, por besoj që të gjitha këto veprime kanë me reflektu dhe qytetarët besoj e kanë kuptuar se nuk guxojnë të i japin mandat të plotë kësaj qeverie e cila në fakt nuk e ka asnjë të arritur, por që e ka dëmtuar Kosovën, e ka dëmtuar imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, që Kosova është e sanksionuar për shkak të veprimeve të tyre dhe e kanë cenuar sovranitetin dhe integritetin e Kosovës, dhe ka pranuar marrëveshje të cilat e kanë kundërshtu, janë vrarë njerëz, janë burgos njerëz, dhe sot pa asnjë fije turpi po i pranojnë”, ka thënë ajo për Periskopin.
Deklarata e plotë e dhënë për Periskopin: