Janë martuar qe dy muaj por Blero dhe Afrona nuk jetojnë bashkë
Këngëtari Blero Muharremi dhe modelja Afrona Dika në muajin shtator i dhanë fund beqarisë. Çifti kurorëzuan me martesë lidhjen e tyre 5 vjeçare, shkruan Periskopi.
Dasma cila mori vëmendje të madhe me shumë të ftuar dhe u realizua në njërin prej resorteve më luksoze në Shëngjin.
Çifti para se të martoheshin, kishin filluar edhe ta mobilonin shtëpinë ku thonin se do të jetonin së bashku. Mirëpo edhe pse kanë kaluar dy muaj që kur u martuan, Blero dhe Afrona nuk jetojnë bashkë.
Afrona është në Zvicër ku vazhdon të jetë e angazhuar me punë ndërsa Blero jeton në Kosovë i përkushtuar në bashkëpunimet e shumta të cilat ka paralajmëruar se do t’i sjellë së shpejti./Periskopi/