“Janë bastisur 5-6 lokacione” – Kryeprokurori i Prishtinës jep detaje për vrasjen e mbrëmshme në “Aktash”

“Janë bastisur 5-6 lokacione” – Kryeprokurori i Prishtinës jep detaje për vrasjen e mbrëmshme në “Aktash”

Prishtinë-Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e mbrëmshme në Prishtinë, ku mbeti i vrarë një person dhe pestë të tjerë u plagosën.

Kryeprokurori Gashi në një prononcim për “Betimi për Drejtësi”, tha se mbrëmë Policia me urdhër të Prokurorisë ka kryer bastisje në disa lokacione.

“Janë bastisë disa lokacione, 5-6 lokacione mbrëmë janë bastise nuk është gjet diçka, se ata veç të përgatitur faktikisht janë”, ka thënë Gashi për “Betimi për Drejtësi”.

Ai shtoi se rasti ka ndodhur mes dy familjeve të cilat kanë pas mosmarrëveshje edhe më herët.

“Ne për dy persona, për rastin që kanë pas mosmarrëveshje i kemi në paraburgim edhe kemi ngritë aktakuzën javën e kalume dhe kemi bo kërkesë për vazhdimin e paraburgimit për njërin prej të pandehurve”, shtoi ai.

Gashi tha se për pesë të plagosurit që janë në trajtim mjekësor është lëshuar vendimi për paraburgim.

Ndryshe, si pasojë e të shtënave me armë zjarri një person ka vdekur e pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Policia e Kosovës ka njoftuar se vdekja e viktimës është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor, derisa të plagosurit po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, (QKUK).

Në vendin e ngjarjes, sipas njoftimit të Policisë ka dalë edhe prokurori dhe zyrtarët e Institutit e Mjekësisë Ligjore (IML) që e kanë tërhequr trupin për obduksion.

Shpërndaje në: