Jan Oblak: Jemi të zhgënjyer, nuk kishim fat, Portugalia e meritoi fitoren
Portieri slloven Jan Oblak ishte jashtëzakonisht i zhgënjyer pas humbjes 3-0 të skuadrës së tij nga penalltitë ndaj Portugalisë në 1/16 e fundit të Euro 2024.
Koha e rregullt dhe koha shtesë përfunduan 0-0, dhe ai priti një penallti të Cristiano Ronaldos në fund të ndeshjes.
Megjithatë, kolegu i tij nga Portugalia në portë, Diogo Costa, u bë hero pasi priti të tre penalltitë e lojtarëve të Sllovenisë.“Fatkeqësisht, nuk shkoi mirë për ne. Unë kam mbetur pa fjalë … atmosfera këtu është e mahnitshme dhe kjo e bën atë shumë më të vështirë. Nuk ka asgjë më shumë për të shtuar”, tha Oblak.
“Ajo që ndodhi në kohën shtesë… ne patëm një shans për të shënuar, por ndoshta na mungonte pak fat. Në fund, Portugalia fitoi me meritë. Urime atyre,” shtoi ai.