James Rodriguez po lidhet me një transferim shokues në PL nëse largohet nga Evertoni

James Rodriguez po lidhet me një transferim shokues në PL nëse largohet nga Evertoni

James Rodriguez ka shumë pak gjasa që të mbetet futbollist i Evertonit sezonin e ardhshëm.

Kjo sipas kompanisë së basteve ‘Betfair’, e cila i ka dhënë kolumbianit një kuotë 12/1 për të mbetur në ‘Goodison Park’ pas kësaj vere, transmeton Periskopi.

Ardhja e Rodriguezit u ndikua nga marrëdhënia brilante që ka me Carlo Ancelottin.

Pas një starti të mirë, ai u kufizua në vetëm 23 paraqitje nga 38 të mundshme në Premier League dhe tash duket se do ta ndjekë Ancelottin drejt largimit.

‘Daily Mail’ potencon se Evertoni po shqetësohet për fair playin financiar dhe dëshiron ta shkurtojë pagën e tij prej 160 mijë eurove në javë.

Raporti gjithashtu shton se agjenti i James, Jorge Mendes po mundohet të gjejë një zgjidhje dhe ia ka ofruar lojtarin klubeve të tjera.

Por ku do të përfundojë fituesi i dyfishtë i Champions Leagues?

‘Betfair’ beson se rikthimi te Real Madridi është i pamundur, me Atletico Madridin që është favorit për transferimin e tij, teksa është kuotuar kalimi i tij te skuadra e Simeones me 2/1.

Milani dhe Napoli janë në radhë sipas kompanisë, të kuotuara me 3/1 dhe 4/1 respektivisht.

Arsenali është në vend të katërt me 8/1, teksa Mikel Arteta po kërkon të sjellë një futbollist për ta zëvendësuar Martin Odegaardin, i cili konfirmoi se do të qëndrojë në Madrid. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: