James ndëshkohet me të kuq – Liverpool shënon nga penalltia dhe barazon ndaj Chelsea
Minuta e fundit e pjesës së parë ka dhënë disa skena dramatike në përballjen Liverpool – Chelsea.
Liverpool fitoi një penallti pas një situate kaotike në zonën e Chelsea, kur Reece James luajti me dorë, shkruan Periskopi.
Fillimisht nuk pati penallti, por me ndihmën e VAR, Liverpool fitoi penallti, madje James u largua me karton të kuq.
RED CARD FOR REECE JAMES, PENALTY FOR LIVERPOOL! ? pic.twitter.com/8HPngr29xs
— ESPN FC (@ESPNFC) August 28, 2021
Mohamed Salah mori përsipër penalltinë dhe dërgoi topin në rrjetë për të barazuar rezultatin në 1:1, në minutën 45+4’.
Liverpool do të jenë të favorizuar pasi luajnë pjesën e dytë me një lojtar më shumë. Shikoni golin më poshtë. /Periskopi/
SALAH PENALTY 1-1 pic.twitter.com/nq4GeSNLPc
— ??? (@its_me_axad) August 28, 2021