James Harden hyn në histori, shënon triple-doublen më të shpejtë

Periskopi.com Sporti

James Harden shënoi 43 pikë, 10 kërcime dhe 12 asistime në vetëm tre çerekë për t’i udhëhequr Houston Rockets në një fitore bindëse 141-113 mbi Cleveland Cavaliers.

Pasi Cavaliers fitoi takimin e parë me Houston këtë sezon, Rockets ishin të vendosur për t’u hakmarrë dhe e bënë në mënyrën më të mirë, përcjell Periskopi.

Ata kaluan në epërsi prej 28 pikësh, pasi shënuan 77 pikë në pjesën e parë, ndëro to 24 pikë nga Harden. ‘Raketët’ çuan 113-81 pas çerekut të tretë. Harden në 15 ndeshjet e fundit ka shënuar së paku 30 pikë, ndeshjen e tij të 13-të me 40 pikë këtë sezon dhe të shtatën në nëntë ndeshjet e fundit.

Related image

Harden kishte nevojë për më pak se dy çerek e gjysmë për të arritur 30 pikë, duke goditur një treshe me 7:41 minuta të mbetur në çerekun e tretë, për t’i dhënë atij 32 pikë dhe të shtyjë epërsinë e Hustonit në 91-58.

Ai i bashkohet me Kobe Bryant (16 ndeshje në 2003) si lojtarët e vetëm që kanë shënuar 30 pikë në të paktën 15 ndeshje me radhë që nga sezoni 1972-73. /Periskopi

Shpërndaje në: