“Jam trembur, ishte një skenë që më ndodhte për herë të parë”, Frashëri flet pas dhunës nga tifozët e Gjilanit

“Jam trembur, ishte një skenë që më ndodhte për herë të parë”, Frashëri flet pas dhunës nga tifozët e Gjilanit

Stivi Frashëri ra pre e dhunës në sfidën kundër Gjilanit, teksa disa tifozë vendas e kanë goditur pas golit në minutat shtesë të Enea Koliçit.

Portieri i Ballkanit është rekuperuar tërësisht pas kësaj skene të turpshme dhe ka treguar përjetimin e tij në emisionin “Ora Sport” në “RTV Ora”. Frashëri tregon se është trembur nga një skenë e tillë, e cila e ka habitur për faktin se nuk e ka parë të ndodhë më herët.

“Më shumë kam pasur dhimbje, por më shumë jam trembur sepse ka qenë një skenë që rrallë herë ndodh në futboll. Ishte një skenë shumë e keqe edhe për imazhin e futbollit kosovar. Janë gjëra që këtu nuk kanë ndodhur. Është hera e parë që më ndodh një gjë e tillë. Është për tu habitur, sepse kam rreth 8 muaj këtu, kam parë kampionatin Kosovar dhe tifozerinë këtu dhe nuk ka pasur skena të tilla. Kanë qenë shumë të qetë.

A kam provokuar? Ne nuk stërvitemi për të provokuar. Vitet e fundit është për tu habitur, sepse tifozlliku është edukuar nga këto skenat e dhu.nshme. Niveli profesional besoj që e ka kaluar nivelin e Superiores shqiptare, por infrastruktura është më e dobët. Titulli kampion? Është herët për ta thënë këtë. Në Kosovë mund të ndodhë gjithçka brenda një kohe shumë të shkurtër. Ne thjesht kemi nisur countdown-in. Me Dajën shkoj super. Është profesionist, si brenda edhe jashtë fushe. Është shumë detajist. Besoj që këtë stabilitet që kemi krijuar, e kemi krijuar nga ai. Nga ana kontraktuale jam akoma këtu. Por do shohim, asnjëherë nuk i dihet të  ardhmes. Po është pjesa e tij më e veçantë.”, ka deklaruar Stivi Frashëri.

Shpërndaje në: