“Jam në qytetin e një prej atletëve më të mëdhenj në botë”, mesazhi që Murray i dërgoi Federer për Xhakën

“Jam në qytetin e një prej atletëve më të mëdhenj në botë”, mesazhi që Murray i dërgoi Federer për Xhakën

Andy Murray ka zbuluar se i ka dërguar Roger Federer një mesazh për Granit Xhakën pasi mbërriti në Zvicër për Basel ATP 500 të kësaj jave.

Numri 49 i botës po luan në Swiss Indoors për herë të parë që nga viti 2005, ndërsa këtë vit shënon edicionin e parë të turneut, që kur Federer përfundoi karrierën e tij gjatë Laver Cup muajin e kaluar.

Murray është rikthyer në Swiss Indoors Basel për herë të parë në 17 vjet, ndërsa përballet me Roman Safiullin në raundin e parë të martën. Kampioni i trefishtë i Major-it po tenton të rrisë renditjen e tij deri në fund të vitit, në mënyrë që të mund të jetë një nga 32 më të mirët në Australian Open të janarit dhe ka vetëm dy turne për ta bërë këtë.

Turneu ATP 500 në Basel nuk është organizuar që nga viti 2019 për shkak të pandemisë, me Federerin aktualisht kampion në fuqi nga tre vjet më parë, pavarësisht se u tërhoq në Laver Cup të muajit të kaluar.35-vjeçari tani ka ndarë një mesazh qesharak që i dërgoi Federerit pasi mbërriti në Zvicër: “I dërgova një mesazh Rogerit, kur zbrita në Basel dhe i thashë: ‘Sapo arrita në qytetin e një prej atletëve më të mëdhenj në botë: Granit Xhaka’”, -tha Murray për “Aargauer Zeitung”.

Shpërndaje në: