“Jam i prekur…” Nga Haga, Rexhep Selimi i dërgon dhuratë Edi Ramës
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar dhuratën që ka marrë nga luftëtari i UÇK-së, Rexhep Selimi, një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama thotë se ndihet tepër i prekur nga kjo dhuratë, ndërsa shprehet se mezi pret se mesi pret të shohë të marrë fund kalvari, “gjithnjë e më i pajustifikueshëm i mbajtjes së të katërve ju peng atje në Hagë”
“I prekur nga kjo dhuratë e bukur prej koleksionit të pikturave të luftëtarit të UÇK-së Rexhep Selimi, i cili ma përcolli sot nga Haga përmes Kryetarit të Kuvendit të Kosovës
Shumë faleminderit me mirënjohje i dashur mik, e mezi pres ta shoh të marrë fund kalvari, gjithnjë e më i pajustifikueshëm i mbajtjes së të katërve ju peng atje në Hagë”, shkruan Rama.