“Jam gjallë e mirë, nuk kam vdekur”, Basha reagon pas lajmit të shpërndarë në rrjetet sociale
Lulzim Basha ka reaguar pas lajmit të shpërndarë në rrjetet sociale se ka ndërruar jetë nga një aksident.
Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë shprehet se “jam gjallë e mirë, nuk kam vdekur”.
Më tej ai shton se ata që i përhapin këto lajme të rreme, janë ata që duan të shkatërrojnë Shqipërinë.
“Ndoshta disa do të trishtohen, por, ndryshe nga lajmi i rremë që është përhapur, jam gjallë e mirë dhe nuk kam vdekur në një aksident automobilistik.
Njerëzit që duan që të përhapen këto lajme të rreme, janë po ata që duan të shkatërrojnë Shqipërinë.
Unë dhe ju nuk do t’i lejojmë!”, shprehet Basha./Top Channel/