“Jam e shqetësuar për gjendjen e tij” – Vlora Çitaku për gjuhën e Kurtit në fushatë

“Jam e shqetësuar për gjendjen e tij” – Vlora Çitaku për gjuhën e Kurtit në fushatë

Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës tha se ndjehet e shqetësuar për “gjendjen e kryeministrit Kurti”, duke iu referuar gjuhës së tij në fushatë.

Ajo tha se nuk do të dëshironte ta shihte asnjë eksponent politik në një gjendje me gjuhen me të cilën po flet kryeministri Kurti.

“Personalisht jam e shqetësuar, që një njeri i cili përdorë një gjuhë të tillë udhëheq Qeverinë e Republikës së Kosovës. Si lider partie mund të thuash gjëra që ndoshta nuk janë shumë korrekte politikisht, të përdorësh zhargone që në situata normale janë të papranueshme. Mirëpo kur je kryeministër, demonstron një gjuhë të tillë, udhëheq shtet e merr vendime çdo ditë në emrin e secilit prej nesh, unë jam shqetësu për gjendjen në të cilën e kam pa kryeministrin e vendit tim”, tha Çitaku në Pressing.

“Nuk do të doja ta shohë asnjë eksponent politik në Kosovë në atë gjendje duke përdorë një gjuhë të tillë, ai po flet për ne po merret me ne, ne po flasim për qytetarin dhe po merremi me kërkesat e qytetarëve të Kosovës”, shtoi ajo.

Shpërndaje në: