Jakup Krasniqi bëhet gjysh, vajza e tij emocionon me shkrimin e saj
Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi është bërë gjysh.
Këtë lajm e ka dhënë vajza e Krasniqit, Gresa, nëpërmjet profilit të saj në Facebook.
Ky është postimi i saj i plotë:
Odeta ime,
Mirë se erdhe në jetë bija ime.
Në këtë botë që jeta të sfidon kaq shumë, uroj të jetosh gjatë dhe e lumtur.
Do të rritesh me dashurinë për jetën, atdheun e familjen e mbi të gjitha do të rritesh duke ndëgjuar fjalët më të mira për gjyshin tënd e heroin tim, babin tim!
Te duam qe tani, kaq shume dhe pa fund.
Nëna dhe Babi
30 gusht 2024