Jakaj për boksierin serb që e rrahu: I tregova se kush jemi duke e kthyer në Beograd me sy të ënjtur
Boksieri nga Kosova Bernardin Jakaj e mposhti boksierin serb Marko Nikoliq, të premten mbrëma në Vjen të Austrisë, në kategorinë gjysmë të rëndë.
Në lidhje me këtë, Jakaj në një intervistë për “Sports Show” në Klan Kosova, ka thënë se ishte një motiv shtesë lufta ndaj Nikoliqit.v.
“A ka ma mirë se me rrah serbin për 24 mars? S’besoj që ka qenë e qëllimshme, e menaxheri nuk e ka zgjedh këtë datë, i ka ra mirë kjo datë”, ka thënë Jakaj në Klan Kosova.
Jakaj tregoi se meçi zgjati 10 raunde, meqë pas sipas tij, donte ta bënte më interesant për shikuesit që ishin të pranishëm.
“Ka qenë motiv shtesë, e dimë si ka qenë situata, i kemi treguar se kush jemi duke e kthyer në Beograd si ka ardhur me sy të ënjtur. Nuk desha me u ngut dhe me bo me bo interesant për shikuesit”, shtoi ai.
Jakaj potencoi se synimi i tij është të jetë kampion bote.
“Kjo është vetëm fillimi, besoj në fund të vitit do të luftojë për rrip të Evropës. Nuk dihet saktë kur, do të vjen një kundërshtar i fortë me emër të madh”.
Kjo ishte fitorja e 14-të rresht e Jakajt, në karrierën e tij në boksin profesionist, pa pësuar akoma asnjë humbje.