Jahjaga takon ish-kryeministrin spanjoll Zapatero, nëpërmjet një postimi tregon çfarë foli me të

Jahjaga takon ish-kryeministrin spanjoll Zapatero, nëpërmjet një postimi tregon çfarë foli me të

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e ka takuar në Madrid ish-kryeministrin e Spanjës, José Luis Rodríguez Zapatero.

Jahjaga shkroi në Facebook se kanë biseduar edhe për “domosodoshmërinë e integrimit të Kosovës dhe mbarë rajonit në strukturat Euro Atlantike”.

“Gjatë qëndrimit në Madrid, u takova me Ish – Kryeministrin e Spanjës Sh.T José Luis Rodríguez Zapatero.
Biseduam për zhvillimin e Kosovës përgjatë 20 viteve të fundit, si dhe për nevojën dhe domosodoshmërinë e integrimit të Kosovës dhe mbarë rajonit në strukturat Euro Atlantike”, shkroi Jahjaga.

Ish-presidentja tha se ish-kryeministrin spanjoll e falënderoi edhe për shërbimin e trupave spanjollë në Kosovë në kuadër të KFOR-it.

“Gjithashtu, si një feminist i vërtetë biseduam edhe për pozitën e gruas në shoqëritë tona. Kryeministrin e falenderova për shërbimin e trupave spanjoll brenda KFORIT në Kosovë për ruajten e paqes dhe sigurisë në vend”, shkroi Atifete Jahjaga.

Shpërndaje në: