Jahjaga shpreh ngushëllime për vdekjen e Haxhi Thaçit: I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-Presidentit, Hashim Thaçi.
Jahjaga e ka cilësuar lajmin për vdekjen e Haxhi Thaçit si një humbje të madhe dhe ka shprehur solidaritetin e saj me familjen Thaçi.
“I dhimbshëm lajmi për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babai i Presidentit Hashim Thaçi. U shpreh ngushëllime të përzemërta Presidentit Thaçi dhe mbarë familjes. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!,” shkroi ajo në Facebook./Periskopi/
Postimi i plotë: