Jadon Sancho njëherë dhuroi një lëvizje aq poshtëruese, sa që e detyroi viktimën të largohej nga fusha

Jadon Sancho njëherë dhuroi një lëvizje aq poshtëruese, sa që e detyroi viktimën të largohej nga fusha

Jadon Sancho është në një pozitë unike.

Derisa ka pasur futbollistë angleze që kanë pasur periudha të suksesshme jashtë, shumica janë larguar nga Premier League për t’u transferuar te ndonjë superfuqi evropiane, transmeton Periskopi.

Mirëpo, ndryshe qëndrojnë gjërat me Jadon Sanchon, i cili u transferua nga Borussia Dortmundi te Manchester Unitedi për 75 milionë euro, transmeton Periskopi.

38 golat dhe 51 asistimet në 104 ndeshje me Borussia Dortmundin flasin vetë, por statistikat nuk tregojnë truqet dhe aftësitë e tij në fushë.

Një prej shembujve më të mirë të lëvizjeve impresive të tij erdhi gjatë një stërvitjeje me gjigantin gjerman.

E postuar në Twitter javën e kaluar, një video u publikua ku shihet Sancho duke ia futur topin nën këmbë një bashkëlojtari, i cili menjëherë largohet nga fusha pas poshtërimit. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: