Jack Smith i kërkon gjykatës të ndalojë ndjekjen penale të Trump-it
Prokurori i posaçëm Jack Smith i kërkoi gjykatësit federal që mbikëqyr çështjen e ndërhyrjes në zgjedhje kundër presidentit të zgjedhur Donald Trump të anulojë të gjitha afatet e ardhshme gjyqësore, duke iu afruar pushimit të çështjes.
Smith deklaroi se ka në plan të bëjë një paraqitje më 2 dhjetor se çfarë të bëjë në lidhje me çështjen penale tani që Trump është zgjedhur president.
Zyra e Smith ka thënë se çështja do të pushohet sepse një president në detyrë nuk mund të ndiqet penalisht sipas politikës së Departamentit të Drejtësisë.
Në paraqitjen e së premtes, Smith tha se zyrës së tij i duhet “kohë për të vlerësuar këtë rrethanë të paprecedentë dhe për të përcaktuar kursin e duhur në vazhdim në përputhje me politikën e Departamentit të Drejtësisë”.
Smith e kishte akuzuar Trump-in për përpjekje të paligjshme për të qëndruar në detyrë pas zgjedhjeve të vitit 2020, të cilat ai i humbi ndaj Presidentit Joe Biden./AP/